Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Doda në Abc: Amerika shtet mik, por Shqipëria nuk ka një politikë të përsosur

schedule08:17 - 4 Nëntor, 2020

schedule 08:17 - 4 Nëntor, 2020

Qazim Doda, në një intervistë për “Abc” deklaroi se marrëveshja e cila u realizua në Shtëpinë e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ishte e imponuar.

Gjithashtu ai shtoi se marrëveshja nuk ishte vetëm ekonomike.

Doda e konsideroi disi qesharake ndërsa theksoi se është hequr pika për njohjen e Kosovës, ndërsa politikanët shqiptarë i konsideroi si “jesmen”, ndërsa në Shqipëri sipas tij paraqiten si luanë, me figurë autoritarë, por që me autoritetet ndërkombëtare ndodh e kundërta.



“Marrëveshja ekonomike e iniciuar nga Richard Grenell, shumicës nuk i ka pëlqyer, por duhet të kujtojmë se është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk kishte të bënte vetëm me ekonominë. Ne duhet ta shohim Amerikën si shtet mik dhe jemi me fat që e kemi.  Marrëveshja është e nënshkruar dhe e protokolluar dhe nuk ndryshohet. Edhe pse e kanë hequr pikën 10 për njohjen e Kosovës. Faji është tek përfaqësuesit tanë, tek jesmenët tanë dhe tek prezenca jonë”, tha ai.

Ndërkohë gazetari Enkel Demi u shpreh se klasa politike shqiptare është treguar inferiore.

“Klasa politike shqiptare është krejtësisht inferiore dhe pika 10 që serbët e hoqën është një nga gurët që po përdor Aleksandër Vuçiç. Është ajo pikë që i jep lirinë dhe mjafton kaq që të kuptojmë se zoti Hoti,  ka qenë një hutë atje”, tha gazetari Enkel Demi.

Ndërsa Doda tha se si çelës kryesor i marrëveshjes ka qenë Minishengen. “Shqipërinë sot për sot nuk e kontrollojnë biznesmenët shqiptar, pasi kontrolli bëhet nga Beogradi. Ndërkohë që administratën e Trump e shihni me rezerva dhe e kuptoj shumë mirë. Por ky është faji i politikanëve tanë.

Politikanët tanë vijnë në Amerikë dhe qëndrojnë bodrumeve për shpërndarje parash. Ky është dallimi pasi ne nuk kemi një politikë më të përsosur dhe t’i kemi më bindës. Kushdo që të fitojë për ne si shqiptarë është i mirë. Kushdo që të jetë në administratë është i mirë për në, por ne duhet të punojnë pak më shumë”, tha më tej Doda.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!