Në internet janë shpërndarë disa pamje, ku shfaqet një prift, i cili godet me shuplakë një fëmijë të vogël gjatë pagëzimit. Video tregon qartë priftin, që fillimisht, mundohet të qetësojë fëmijën, pasi ky i fundit po qante vazhdimisht.
Ceremonia zhvillohet në gjuhën frënge dhe prifti po mundohej të qetësonte të voglin, por mesa duket acarohet më shumë. Si fillim, ai mundohet ta qetësojë, por kur kupton që vogëlushi nuk pushon së qari i bërtet.
https://www.youtube.com/watch?v=f1GEc2BpSLw
“Do të të bërtas më shumë, kështu që qetësohu. Qetësohu!”, dëgjohet të thotë prifiti.
Më pas, e kap fëmijën nga faqet dhe e drejton nga vetja, duke i thënë për herë të fundit të qetësohet. Pasi fëmija nuk bindet, prifti ngre dorën dhe e godet të voglin, i cili fillon edhe qan me të madhe.
Dy të rritur ndodhen pranë fëmijës në momentin e ngjarjes, që sipas mediave janë babai dhe nëna e vogëlushit. E shqetësuar, kjo e fundit i thotë priftit që mos ta godasë, ndërsa i ati mundohet ta tërheqë nga krahët e priftit.
Ndërkohë nuk është bërë e njohur akoma se ku apo kur është filmuar klipi i shkurtër./abcnews.al