Grindavecët e miqësoreve, Komisioni i Apelit “ngrin” Tiranën e Bylisin

schedule17:58 - 3 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 3 Nëntor, 2020

Agustin Torassa, Idriz Batha dhe Qudus Lawal do të vuajnë dënimet e marra nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të sjelljes së tyre në ndeshjet miqësore. Tirana dhe Bylisi kishin apeluar dhe shpresonin që lojtarëve të tyre t’u përgjysmohej dënimi, por Komisioni i Apelit nuk ka treguar “mëshirë”.

Kështu, Batha dhe Torassa nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e nesërme kundër Kukësit dhe pas saj mund ta shlyejnë gjysmën e dënimit duke paguar nga 2 milion lekë të vjetra. FSHF pak çaste më parë ka publikuar vendimin e Apelit.

 

Vendimi i Apelit

ÇFARË VENDOSI DISIPLINA – Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. /abcnews.al