Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg të gjithë të arrestuarit e operacionit “Gomeni”, të zhvilluar disa ditë më parë nga policia.
Në pranga kanë përfunduar: Edjon Hoxha, 28 vjeç, Fatmir Hoxha, 21 vjeç, Ali Hoxha, 27 vjeç,Lulzim Hoxha, 32 vjeç, Qerim Hoxha, 55 vjeç, Glodjan Hoxha, 31 vjeç, Pëllumb Hoxha, 35 vjeç dhe Durim Hoxha, 45 vjeç.
Personat më sipër, shfrytëzonin zonat pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr për të kultivuar kanabis.
Parcelat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5. s.b/abcnews.al/


