Eraldo Çinari ëstë pezulluar me katër muaj qëndrim jashtë fushave të blerta nga FIFA, teksa e pësoi edhe Partizani me bllokim të merkatos. Zëdhënësi për shtyp i “Demave”, Olsi Ranxhi u pyet nga ABC News rreth situatës së 24-vjeçarit ofensiv.
LEXO EDHE: Dosja Çinari/ Gjoba nga FIFA, si e pësojnë futbollisti dhe Partizani
“Për Çinarin është dhënë verdikti, që është periudha prej 4 muajsh që nuk duhet të luajë. Klubi është duke punuar në lidhje me dënimin e tij dhe bllokimin e merkatos. Po presim tashmë, mendoj se dënimi i tij do të nisë që prej momentit të fillimit të aktivitetit.
Nuk mund të konsiderohet pjesa kur nuk ka pasur aktivitet. Prej momentin që nis aktiviteti futbollistik, do të fillojë edhe dënimi i Çinarit“, deklaroi Olsi Ranxhi. /abcnews.al