Sulmi terrorist në Vjenë, policia jep detajet: 3 të vdekur dhe 15 persona të plagosur rëndë

schedule09:05 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:05 - 3 Nëntor, 2020

Kryeqyteti austriak Viena, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një sulm me armë nga disa persona, të cilët kanë qëlluar me armë kalimtarë të ndryshëm në qendër të qytetit.

Në një konferencë për shtyp, ministri i brendshëm austriak e ka quajtur sulm terrorist me motive islamike.

Policia e Vjenës ka përditësuar të dhënat e saj zyrtare nga sulmi ku ka raportuar se deri tani kanë mbetur të vdekur 3 persona (dy burra dhe një grua).

15 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre një oficer policie.

Nga të dhënat që publikon policia austriake raportohet se sulmi është kryer nga të paktën një person i cili u qëllua dhe u ekzekutua nga policia ndërsa sulmi konsiderohet të ketë motive islamike.

Të dyshuarit mendohet se kanë pasur disa lloj armësh, të tipit AK 47 por edhe të llojeve të tjera, një prej të dyshuarve u pa se kishte veshur një jelek i cili u supozua se ishte eksploziv por rezultoi se nuk ishte i tillë.

Policia ka arritur të gjejë banesën e sulmuesit dhe e ka bastisur atë ndërkohë që autoritetet po vlerësojnë të gjithë videot dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale gjatë sulmit, dhe ngjarja është nën hetim e sipër.

n.d./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!