Në media të ndryshme është përfolur se të shtruarit në Spitalin Infektiv nuk i lejohen telefonat, që të komunikojnë me familjarët.
Ky lajm është diskutuar edhe në studion ABC e Mëngjesit ku gazetari Enkel Demi ka pyetur doktoreshën Ariana Rreli se pse ndodh diçka e tillë. Ndërsa kjo e fundit nuk e ka pranuar diçka të tillë.
Rreli: Kjo është një pandemi e shëndetit mendor dhe vet sulmi krijon një presion psikologj që nuk i shpëtojmë dot ne. Personi përveç rreziqeve që ka me aparaturat, ndodhet edhe larg familjarëve. Izolimi bëhet për të siguruar jetën e të gjithëve.
Nuk e di që të ketë ndodhur, pasi mbrëmë isha e ftuar në një emision dhe familjarët kishin komunikuar me të.
Kel Demi: Pse nuk lejohen? I marrin telefonat borxh infermierëve për të folur me të afërmit.
Rreli: Stafi po punon për të mirën e të gjithëve, jo për t’i justifikuar. l.k/abcnews.al