Marina Vjollca tërheq vëmendjen e italianëve, zbuloni çfarë i shkruajnë ata

schedule07:42 - 3 Nëntor, 2020

schedule 07:42 - 3 Nëntor, 2020

Moderatorja Marina Vjollca u bë zyrtarisht, pak javë më parë, ambasadore e firmës së stilistes së famshme italiane Elisabetta Franchi.

Këtë të hënë, kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto të Marinës, e gjitha e veshur me krijimet e saj. Ndërsa italianët nuk i kanë kursyer komentet në foton në fjalë, si për veshjen, ashtu dhe për vetë moderatoren shqiptare.

“E mrekullueshme”, “Wow! Komplimente për vajzën”, “Kur stili takohet me bukurinë dhe feminilitetin, ky është rezultati”, “Shumë elegante”, “Shumë e bukur”, janë vetëm disa nga komentet e italianëve. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!