“Derën e di ku është, mund të largohesh!”, zbulohet prapaskena Setien-Messi

schedule21:58 - 2 Nëntor, 2020

schedule 21:58 - 2 Nëntor, 2020

Shtatë muaj zgjati aventura e Quique Setien në stolin e Barcelonës. Një aventurë për t’u harruar, rezultate negative, humbja e garës për titullin me Real Madrid dhe eliminim i tmerrshëm në çerekfinalet e Champions League.

Disfata 8-2 me Bayern Munchen është historike, teksa Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante mes trajnerit 62-vjeçar dhe Leo Messit, yllit dhe kapitenit të ekipit katalanas. Ky i fundit nuk po binte dakord me direktivat e trajnerit.

Setien nuk e priti aspak mirë diçka të tillë dhe iu drejtua “pleshtit” me këto fjalë: “Derën e di ku është. Nëse nuk të pëlqen ajo që po them, mund të largohesh“, episod i ndodhur gjatë sfidës së 27 qershorit me Celta Vigo në transfertë, që u mbyll në barazim 2-2. /abcnews.al