Dje Shkumbini luajti ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, teksa në kampin peqinas u vu re mungesa e trajnerit Lorenc Pashja. Së fundmi nga qyteza e njohur vjen lajmi se arsyeja e mungesës së tij në një ndeshje aq të rëndësishme ka qenë infektimi me COVID-19.
Ai ka rezultuar pozitiv është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij, pa simptoma të rënda të Koronavirusit, çka mund ta vështirësonin gjendjen shëndetësore të teknikut të Shkumbinit.
Peqini nuk është një qytet shumë i prekur nga COVID-19, ndërsa dje janë raportuar katër të prekur me koronavirus dhe fati ka dashur që mes tyre të jetë edhe trajneri i Shkumbinit, Pashja. Peqinasit këtë sezon militojnë në Kategorinë e Dytë dhe presidenca ka nisur një projekt të ri, me synimin për tu ngjitur në të Parën. /abcnews.al