458 milion € formacion: Yjet që dalin të lirë, Hysaj në rang me Ramos e Messin

schedule19:37 - 2 Nëntor, 2020

schedule 19:37 - 2 Nëntor, 2020

Merkatoja e verës së ardhshme me shumë mundësi do të jetë një nga më të zjarrtat e viteve të fundit. Yje që i kanë dhënë tonin futbollit europian prej sezonesh dalin me parametra zero dhe që tani kanë nisur zërat e shumtë për të ardhmen e tyre.

“Transfermarkt”, një nga mediet më të njohura përsa i përket merkatos, ka formuar një formacion me 11 lojtarët më të mirë dhe në formë, që në verë mbyllin kontratat e tyre me klubet aktuale. Në formacionin e “Transfermarkt” nuk mungojnë emra si Ramos, Messi, Aguero, Alaba apo Calhanoglu, por as ai i Elseid Hysaj, kapitenit të kombëtares sonë.

Mbrojtësi ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin dhe siç e ka pohuar agjenti i tij ditë më parë, mund të ketë edhe divorc mes palëve. Për shkodranin ka interes nga shumë klube, por deri atëherë mund të shijojë suksesin në formacionin e yjeve në vitin e fundit të kontratës. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!