Durrës, djali qëllon me thikë prindërit

schedule15:07 - 20 Qershor, 2018

schedule 15:07 - 20 Qershor, 2018

Burrë e grua janë plagosur me thikë nga djali i tyre pas një konflikti të çastit në Durrës. Autori është ndaluar nga policia dy orë pas krimit në Spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshohet se sherri mes prindërve dhe 25-vjeçarit ka nisur për të fejuarën e këtij të fundit.

Një 25-vjeçar gjatë një sherri të çastit me prindërit i qëlloi me thikë. Krimi ndodhi në lagjen nr 17 të Durrësit. Në momentin e konfliktit të tre po qëndronin në katin e parë të banesës tre-katëshe.

Burrë e grua, Destan dhe Hasije Neziri, përkatesisht të moshës 75 dhe 64 vjeçe u dërguan për mjekim në spitalin rajonal nga fqinjët. Gjendja e tyre është e rëndë megjithëse po mbahen nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Autori i krimit, 25-vjeçari Hajri Neziri, u largua menjëherë nga shtëpia. Dy orë më vonë, i riu u ndalua nga shërbimet policore të Tiranës në Spitalin e Traumës. 25-vjeçari shoqërohej edhe nga e fejuara e tij.

Dyshohet se gjatë përleshjes me prindërit, i biri ka marrë lëndime të lehta me thikë. Për të marrë autorin e ngjarjes Policia e Durrësit nisi patrullën. Do të jetë dëshmia e ketij të fundit që do të hedhë dritë mbi motivin e konfliktit.

Mendohet se një pakënaqësi mes të moshuarëve dhe të fejuarës së djalit 25- vjecar është bërë shkak për nisjen e konfliktit. Familja Neziri të ardhur nga Dibra ishin vendosur me banim në lagjen 17 prej vitesh. Ata njihen nga fqinjët si familje e qetë dhe pa probleme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!