Opinioni i Venecias, Bylykbashi: Nëse e konsideron Kodin në shkelje, parlamenti duhet të nderhyjë

schedule15:19 - 1 Nëntor, 2020

schedule 15:19 - 1 Nëntor, 2020

Kodi Zgjedhor, i miratuar të enjten pa asnjë ndryshim, sipas Përfaqësuesit të PD-së, në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, prish rregullat që garantojnë zgjedhje të lira.

“Është Kodi i kryeministrit Rana, i drejtohet zgjedhjeve me një kornizë ligjore që thyen standardet dhe nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Maxhoranca me rivotimin e Kodit refuzoi dhe thirrjet e përsëitur të Brukselit, gjë që ish-deputeti demokrat e konsideron si goditje ndaj BE.

 “Rama i ka dhënë një goditje në fytyrë Bashkimit Europian, atij që na ka përcaktuar një reformë konsenusale dhe jo një reformë e njëanshme që prish standartet e zgjedhjeve.”

Bylykbashi sqaron pse nuk qëndron argumenti i kryeministrit i cili ka thënë se Presidenti do të minojë zgjedhjet duke e çuar Kodin për Opinion në Komisionin e Venecias.

“Është gënjeshtër e Ramës. Rregullat që u vendosën (të enjten) nuk hyjnë në fuqi përpara datës 17 shkurt kur është regjistrimi i partive dhe më pas koalicioneve.”

Ndryshe nga Kryeministri, demokrati Bylykbashi mendon se nëse Venecia do të ketë rekomandime, ato duhet të implementohen në Kod.

“… Nëse sistemi zgjedhor në dhjetor do të konsiderohet në shkelje me standardin, parlamenti duhet të ndërhyrë menjëherë përpara datës 17 shkurt, të ketë ndryshuar rregullat dhe të ketë rikthyer në gjendjen, në mënyrë që kur të regjistohen subjektet, të paktën një pjesë e standardit të jetë arritur.”

Opinioni i Komisionit të Venecias do t’u mbërrijë palëve politike në muajin dhjetor. Kryeministri Rama ka deklaruar se rekomandimet do të merren në konsideratë pas zgjedhjeve të 25 prillit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!