Luftëtari praktikisht është shkrirë dhe sivjet nuk do të marrë pjesë në kampionat. Një situatë e çuditshme, duke pasur parasysh se bluzinjtë ishin pjesë e shortit të Kategorisë së Parë dhe mësuan edhe rrugëtimin e tyre në garë.
Borxhet e shumta dhe problemet mes aksionarëve dhe Bashkisë Gjirokastër e kanë futur në kolaps Luftëtarin, që sot nuk do të luajë në Kupë kundër Elbasanit. Abcnews.al mëson se verdheblutë nuk kanë udhëtuar drejt Gjirokastrës.
Në këto kushte Elbasani do kalojë në raundin tjetër me vendim të Komisionit të Disiplinës dhe Luftëtari me siguri nuk do lejohet të marrë pjesë në Kupë në një apo dy sezonet e ardhshme.
Disiplina me Luftëtarin do të ketë punë edhe më pas, pasi nëse nuk do të paraqitet në ndeshjet e kampionatit atëherë do të vijë edhe përjashtimi. Në fakt as që duhet të ishin në garë, duke pasur parasysh problemet që ai klub ka pasur gjatë kësaj vere. /abcnews.al