Ministri i Financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj është shprehur optimist për rritjen ekonomike në katër vitet e ardhshme. Në vitin 2021 qeveria synon të arrijë në shifrën 4.5 përqind.
Buxheti 2019-2021 ka në qendër qytetarin, rritjen e mirëqënies, rritjen ekonomike dhe cilësisë së jetës nga kryeqyteti e deri në skajet më të largëta të vendit.
Por kjo duhet kutuar drejtë nga të gjithë ata që duhet ta venë në zbatim nënvizoi ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj.
Rritja ekonomisë shqiptare vazhdon për të katërtin vit rradhazi tha ministri Ahmetaj. Për vitin 2018 rritja vlerësohet të jetë në nivelin 4 dhe 4.2 përqind ndërsa në periudhën 2019-2021 shifrat do të jenë akoma më të larta.
Koha kur kishte rritje ekonomike të pashoqëruar me punësim ka mbaruar theksoi ministri i financave dhe ekonomisë duke iu referuar statistikave. Në një janar të vitit 2013 kanë qenë rreth 431 mijë vende pune ndërsa në prill të vitit 2018 janë 667 mijë vende të reja pune.
Ky është modeli i ri ekonomik tha ministri Ahmetaj duke e sqaruar se është i fokusuar në rritjen vendeve të punës nëpërmjet rritjes së prodhimit./abcnews.al

