Topi rrotullohet me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në vendin tonë. Ditën e sotme do të luhet turi i parë dhe në fushë zbresin të gjithë ekipet e Superiores, që përballen kryesisht më ekipe të Kategorisë së Parë dhe janë favoritë për të kaluar në raundin tjetër.
Ndeshjet do të luhen prej orës 13:00 dhe sot do të vendosen skuadrat që kalojnë më tej, pasi FSHF ka ndryshuar skemën sivjet dhe nuk do të ketë sistem vajtje-ardhje në Kupën e Shqipërisë. Në plan për sot janë 16 ndeshje, si më poshtë:
Sezonin e shkuar Kupën e Shqipërisë e fitoi Teuta, pasi mposhti në finale kampionët e Tiranës. Një pjesë e mirë e klubeve të Superiores e synojnë këtë trofe, pasi të jep mundësinë të marrësh pjesë në kupat e Euroopës. Sivjet madje është rruga më e shkurtër, duke pasur parasysh që do të luhet me tek takim. /abcnews.al