Manchester City rikthehet te fitorja, pas barazimit të një jave më parë në transfertë kundër West Ham United. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi kundër Sheffield United me rezultatin e ngushtë 0-1.
“Qytetarët” e dominuan ndeshjen në çdo aspekt, por deri në fund nuk shënuan dot më shumë se një gol. Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë normalisht u ndje në finalizimin e aksioneve, pasi rastet për gol skuadrës së City nuk i munguan.
Kyle Walker, kur po bëheshin rreth gjysmë ore lojë, befasoi me një goditje nga jashtë zone dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë. Festë e Walker, i cili shënoi në portën e ish-ekipit të tij, që këtë sezon e ka nisur keq dhe renditet në vendin e parafundit. /abcnews.al