Si arrin të mashtrojë sytë dhe të sfidojë mendjen e publikut? Klesti Koxha është prestidigjitatori i ri që po tërheq vëmendjen me artin e iluzionit! Pasioni i tij nisi që në moshën 7-vjeçare, kur bota e magjisë e bëri të ëndërronte për skena të mëdha.
Sot, vetëm 17 vjeç, ai po kthen talentin dhe përkushtimin në performanca që zgjojnë kureshtjen e publikut. Videot e tij në rrjetet sociale kanë tërhequr interes, ndërsa pjesëmarrja në “Albania’s Got Talent” i dha mundësinë të prezantonte aftësitë e tij para jurisë dhe audiencës.
Por çfarë fshihet pas një iluzioni që duket i pamundur? Për Klestin, magjia nuk është thjesht një truk, por një art që luan me perceptimin, surprizën dhe emocionet.
Ai tregon se numrat që dikur kërkonin orë përgatitjeje, sot i realizon në më pak kohë, edhe pse janë bërë më të vështirë.
Me sytë nga e ardhmja, Klesti dëshiron të vazhdojë studimet në një fushë që e afron me botën e televizionit. A është ky vetëm fillimi i një karriere të madhe në skenë? Klesti Koxha, 17-vjeçari që synon të kthejë të pamundurën në spektakël!/abcnews.al


