Ish-mesfushori i Arsenal, Robert Pires, ka këshilluar Kylian Mbappen për të ardhmen e tij. Sulmuesi i PSG-së është lidhur shpesh me një kalim tek Real Madrid dhe i këtij mendimi është edhe bashkëkombasi i tij. Gjithashtu ai foli edhe për Camavingën dhe shpeson që ai të qëndrojë te Rennes për të paktën dhe dy sezone.
“Sigurisht që dua që ta shikoj Kylian Mbappe te Real Madrid. Unë jam francez dhe më pëlqen PSG-ja. Do të më pëlqente që Kylian të vazhdonte aventurën e tij tek parisienët, por nëse ai kërkon të hedhë hapin e madh atëherë duhet të firmosë për Realin”, deklaron Pires në një intervistë për “Diario AS”.
“Camavinga? Ai është vetëm 17-vjeç dhe sipas mendimit tim duhet të qëndrojë dhe për të paktën dy vite të tjera tek Rennes. Është ende shumë shpejt për të lëvizur, pasi ende duhet të mësojë dhe të rritet. Nëse Rennes mundet, atëherë duhet ta provojë që ta mbajë atë. Më pas ai mund të transferohet në klube të mëdha si Reali apo Barça, ose kudo që ai dëshiron”, mbyll francezi. /abcnews.al