Sizmologu flet për Abcnews.al: Tërmeti i Turqisë nuk lidhet me Shqipërinë, këtu e bëri gjëmën

schedule20:53 - 30 Tetor, 2020

schedule 20:53 - 30 Tetor, 2020

Rexhep Koçi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave në Tiranë u shpreh se tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë nuk ka lidhje me Shqipërinë. Në një prononcim për Abcnews.al ai tha se tërmeti në Shqipëri e bëri gjëmën vitin e kaluar, ndërsa tani për fat të keq goditi Turqinë dhe Greqinë.

Nuk ka asnjë rrezik për ne. Pllaka tektonike nuk ka të bëjë fare se u aktivizua në zonën e Turqisë dhe të aktivizohet dhe te ne. Njësitë tektonike kur lëvizin, çaktivizohen në të gjithë masën e tyre.

Ka zona të veçanta kur janë më të mëdhatë, zona të tjera jo. Pjesa jonë u çlirua në nëntor e bëri gjëmën, tani patën fatin e keq ata andej. Për ne nuk ka asnjë lloj rreziku. Ky ishte tërmet më i madh se i joni do të ketë një periudhë të gjatë pasgoditjesh” tha ai.

Nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë që goditi Turqinë dhe Greqinë 14 persona humbën jetën nga bilanci deri tani, 12 në Turqi dhe 2 në Greqi, ndërsa mbi 600 janë të plagosurit./ db/Abcnews.al