Tërmeti “shuan” konfliktin Greqi-Turqi, Mitsotakis telefonon Erdogan: Të qëndrojmë të bashkuar

schedule17:08 - 30 Tetor, 2020

schedule 17:08 - 30 Tetor, 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka telefonuar presidentin turk Regep Taip Erdogan për ti shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të qytetarëve të tyre gjatë tërmetit tragjik që përfshiu të dy vendet paraditen e sotme.

“Telefonova Presidentin Erdogan, për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetës nga tërmeti që goditi të dy vendet tona. Pavarësisht dallimeve tona, këto janë rastet kur njerëzit tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku”, shkruan Mitsotakis.

Telefonata e Kyriakos Mitsotakis me Tajip Erdogan ishte komunikimi i parë i drejtpërdrejtë midis Kryeministrit dhe Presidentit të Turqisë në dhjetë muajt e fundit.

Greqia dhe Turqia prej disa muajsh kanë rritur tensionet dhe marrëdhëniet diplomatike janë në pikën më kritike pas ndërhyrjes së shtetit turk për kërkimin e gazit në Mesdheun lindor, gjë e cila nga shteti grek është kritikuar dhe quajtur si cenim i sigurisë kombëtare të vendit.

n.d./abcnews.al