Tërmeti i rënë në Egje duke lëkundur një pjesë të mirë të zonës përreth ka shkaktuar deri më tani 8 viktima.
6 prej tyre janë në Izmir të Turqisë, ndërsa mediat greke raportojnë sëfundmi për gjetjen e dy të rinjve nën rrënojat e një ndërtese në Samos të Greqisë, bën me dije abcnews.al.
“Kathimerini” raporton se një 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar u gjetën pa jetë poshtë murit të një ndërtesa, i cili u rrëzua nga tërmeti ndërkohë që ata ishin duke kaluar aty.
Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter shkundi ishujt Dodecanese përballë Turqisë duke shkaktuar dëme të mëdha në Izmir.
Autoritetet turke raportojnë për 6 të vdekur dhe 257 të plagosur deri më tani, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon. /abcnews.al