Për shkak të punimeve që po bëhen në Unazën e qytetit të Fierit në qendër, trafiku i mjeteve ka shkaktuar kaos. Më shqetësuese paraqitet gjendja për urgjencat dhe zjarrfikëset.
Pamje të tilla tregojnë për trafikun në qendër të Fierit në ditët me më pak makina. Ndërtimi i njërës pjesë të unazës së qytetit e ka rënduar situatën. Prej një jave po punohet në rrugën Parku i mallrave deri pranë ish-QTU.
Për këtë arsye policia e ka devijuar lëvizjen dhe ka nxjerrë automjetet në qendër e cila është mbipopulluar, drejtuesit presin në trafik deri edhe me orë.
Problem në këtë çorientim mbeten automjetet zjarrëfikëse dhe ambulancat e spitalit, të cilave u duhet të përfshihen edhe ato në radhë për t’i shërbyer komunitetit.
Nga ana tjetër, duke marrë shkas nga trafiku i rënduar në qytet, bashkia Fier ka vendosur të bëjë një risistemim dhe disiplinim të qarkullimit të automjeteve kryesisht brenda unazës së vogël, me qëllim clirimin e hapësirës. Një problem tjetër është edhe dyndja shume më herët se vitet e tjera e pushuesve dhe turistëve. Por specialistët pranë policisë rrugore thonë se kjo situatë është e përkohshme, pasi edhe drejtuesit e mjeteve, ende nuk janë të orinetuar për rrugët me më pak trafik. /abcnews.al