Tërmet i fuqishëm në Turqi, shemben godina, shkakton Cunami

schedule13:07 - 30 Tetor, 2020

schedule 13:07 - 30 Tetor, 2020

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë regjistrua mesditën e kësaj të premte në Turqi dhe në Greqi.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.6 Rihter ishte 19 kilometra në veriperëndim të Samosit me një  thellësia e tij ka qenë 10 km.

Ndër të tjera mediat shkruajnë se lëkundjet e tërmetit përveç Greqisë dhe Turqisë janë ndjerë edhe në Shqipëri dhe Bullgari.

Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktuar dëme të mëdha ë Izmir, pasi janë shembur ndërtesa. Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.

Në mediat sociale qytetarët kanë ndarë video të ndryshme që tregojnë ujin që vërshon rrugët si dhe ndërtesat që kolapsohen.

Deri më tani raportohet për të paktën 4 viktima dhe qindra të tjerë janë të plagosur. /abcnews.al