Numri dy i PS-së Taulant Balla këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me debatin për Kodin Zgjedhor.
Balla në fjalën e tij duke iu referuar përgjigjes së Komisionit të Venecias për kërkesën e Presidentit për Kodin Zgjedhor, ndau të njëjtin qëndrim me kryeministrin Edi Rama.
Ai është shprehur se në rast se do të votohej dekreti i presidentit për kthimin e ligjit në kuvend për shqyrtim, do të bëhej i pamundur adresimi i opinionit të Venecias.
“Ajo që ju në darkë keni komunikuar nga letra e Buçhiçio, ajo që ju thashë dje në drekë, ne do ta dëgjojmë dhe gjithmonë e kemi dëgjuar Venecian, por Venecia ka refuzuar kërkesën e Presidentit për një opinion urgjent, e ka futur në procedurë normale.
Kryeministri dhe kreu i PS tha dje se ne mbetemi gjithmonë të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, fatkeqësisht presidenti mori kohë rreth 1 muaj pasi këtë mund ta kishte bërë që ditën e dytë që mori ligjin për shqyrtim por nuk po komentoj arsyet e tij.
Kodi është një ligj zgjedhor model i marrë nga vendet anëtare të BE-së, sapo Venecia të ketë miratuar një opinion, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit pro, do të bëhej e pamundur të adresonim dhe opinionin Venecias, nëse Meta do kishte qenë këtu do na kishte dhënë të drejtë”, është shprehur Balla.e.su./abcnews.al