Epidemiologu nga Durrësi ngre alarmin: Kemi mungesë tamponësh, ritestimet nuk bëhen

schedule13:23 - 28 Tetor, 2020

schedule 13:23 - 28 Tetor, 2020

Epidemiologu i Durrësit, Zija Alhysa ka ngritur shqetësimin për mungesën e tamponëve në të gjithë rrethin. Epidemiologu ka thënë për mikrofonin e Abc News se ditën e djeshme kishin nevojë  për 60 tamponë dhe kishin vetëm 15.

Po ashtu ai thekson se ritestimet nuk po bëhen më dhe kjo është problem për ata që duan të rikthehen në punë.

“Harta e të prekurve është zgjeruar në të gjithë rrethin e Durrësit. Ka mungesë tamponësh të jashtëzakokonshëm. Dje kishim nevojë  për 60, kishim vetëm 15. Sot janë shtuar pjesa e djeshme. Sot duhet te kemi 100, kemi 23 me gjithë spitalin. 10 do shkojnë tek spitali, 13 ka i gjithë rrethi i Durrësit.

Ritestimet janë lënë. Dhe sot dhe dje. Njerëzit presin për të shkuar në punë, nuk ka asnjë të dhënë, as një ligj asnjë vendim, asnjë urdhër që të paktën kur kalojnë 15 ditë të shkojnë në punë, apo ti japin vërtetimet nuk i jepet asnjë gjë.

Ka persona që mund të jenë negativ edhe në tamponin e parë,  po ka 8 ditë që nuk marrin përgjigje,  një pjesë. Nga data 22. Sot kanë ardhur përgjigjet e datës 22”, shprehet ai.

Alhysa shton më tej se Instituti ka mungesë personeli. “Problem është vetëm instituti. Inistituti ka mungesë njerëzish,  mesa kuptoj unë te laboratori,e dhe pse punojnë me tre turne. Situata është keq. Nëqoftëse del ministria dhe thotë se janë shtuar 150 punonjës për covid, punonjësit duhen shtuar aty ku duhet.  Duhet sesbën tek instituti të shtohet personeli. Personelet në rrethe duhet të jenë më shumë pasi është zgjeruar dhe ka shumë mungesa”, thekson ai.

I pyetur nga gazetari Leonidha Musaj nëse ka rrezik për mbylljen e shkollave, ai thotë se kjo nuk mund të ndodhë.

“Jo për të mbyll shkollat, si që del pozitiv, nuk mund të mbyllet gjithë Shqipëria prapë është e vështirë. Edhe nga ana ekonomike është me vrarë veten nëse mbyllet. Ne duhet të ruhemi shumë,. Prandaj bëhet kjo, duke bërë tamponat,  marrim vesh kush është pozitiv, e të izolohet vetem ai. Dhe negativet s’kanë pse mbyllen shkollat. Ka kosto edhe për nxënësit që mësojnë online, që nuk mësojnë asgjë. Vetëm komuna Gjepalaj pas asnjë rast. Të tjerat janë në presionin e Covd”, tha epidemiologu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!