Dorëzohet Jose Maria Bartomeu, Barcelona mbetet pa president

schedule20:15 - 27 Tetor, 2020

schedule 20:15 - 27 Tetor, 2020

Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqjen nga Barcelona, vendim që zgjedh ta marrë një ditë përpara ndeshjes jashtë fushe ndaj Juventusit në Champions League.

Marrëdhënia negative me Leo Messin, rezultatet e dobëta sportive, merkato aspak e qëlluar dhe gjendja e keqe financiare në klub, ndikuan që të mblidheshin 16 mijë firma për largimin e tij. Një ditë më parë ishte i prerë dhe mohoi largimin, diçka që e ka kryer pak momente më parë.

ÇFARË THA NJË DITË MË PARË? – “Dorëheqjen nuk e kam çuar nëpër mendje. Me ekipin që është dhe me trajnerin po ndërtohet një projekt i mirë. Kemi një ndeshje të rëndësishme në Champions League dhe aty është fokusi ynë. Mendoj se do të fitojmë më shumë se një trofe”.

Ne nuk e menaxhojmë klubin me frikë. Duam që të përmirësohet dita-ditës. Pa frikë. Është shumë e rëndësishme që anëtari të shprehet. Para se të merrni një votë mosbesimi, drejtuesit e klubit duhet të shpjegohen. Në këtë dekadë kemi fituar 22 trofe dhe është një shifër spektakolare. Ka shumë gjëra për të shpjeguar”. /abcnews.al