Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi faqen e parë të numrit të radhës që pritet të dalë këtë të mërkurë, dhe që i kushtohet Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Numri i ri titullohet: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”.
“Charlie Hebdo” e ka shoqëruar atë me një karikaturë të presidentit turk e cila ka nota të forta satirikie e të sikletshme.
Shkak janë bërë tensionet e fundit mes dy vendeve. Franca dhe Turqia janë në kulmin e marrëdhënieve të tyre të këqija diplomatike, teksa replikat në distancë mes dy liderëve politikë Macron-Erdogan, vijojnë të prodhojnë tension.
Prej prerjes së kokës së Patyt, mësuesit francez, karikaturat janë shfaqur në disa pjesë të Francës, në shenjë solidariteti, ndërsa Macron, i cili është takuar me komunitetin mysliman në Francë, është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamist”.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Qeverisë franceze, duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve ushqimore franceze.
Përveç kësaj, ai i ka bërë thirrje Macronit të kontrollojë shëndetin e tij mendor, si dhe ka akuzuar Francën për axhendë kundër Islamit, çka bëri që Parisi të thërrasë për konsultime amabsadorin në Ankara.
n.d./abcnews.al