Dy evakuime janë kryer në Paris sot pasi një qese plot municion u zbulua pranë Kullës Eiffel dhe një alarm për bombë në Harkun e Triumfit alarmoi autoritetet.
Rreth orës 3 të mesditës, policia u vendos në skajin perëndimor të Champs-Élysées, aty ku qëndron monumenti i Harkut të Triumfit.
Zona përreth monumentit, duke përfshirë një pjesë të rrugës Champs-Élysées, është evakuuar ndërsa policia vazhdon kërkimet e saj.
Ndërkohë, parku “Paris Champ de Mars” rreth Kullës Eiffel u evakuua pak pas zbulimit të një qese të mbushur me municion, tha një zëdhënës i policisë.
Fotografitë që qarkulluan nga gazetarët francezë tregojnë municionin e gjetur pranë Kullës Eiffel të mbushur në një qese.
Pamjet e ngarkuara në mediat sociale treguan njerëzit që vraponin nëpër shkallët lëvizëse në metronë Charles-de-Gaulle Etoile pasi stacioni, i cili është poshtë Harkut të Triumfit, u evakuua këtë mëngjes pasdite.
Franca është në gatishmëri të lartë pas prerjes së kokës së një mësuesi në fillim të këtij muaji nga një 18-vjeçar mysliman, i zemëruar për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.
Ka pasur disa alarme të rreme për bombë, së fundmi në stacionin hekurudhor Lyon javën e kaluar dhe në Kullën Eiffel një muaj më parë.
Presidenti francez Emmanuel Macron e ka gjetur veten të “demonizuar” në protesta në të gjithë botën islamike, ndërsa zemërimi ndaj tij u rrit edhe më tej teksa këtë javë ai mbrojti karikaturat e Charlie Hebdo të Profetit.
Dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e Bangladeshit të Martën, duke e cilësuar atë si ‘adhurues të Satanait’, protestat ndaj tij u panë edhe në Pakistan, Irak, Turqi dhe dje në Gaza.
Gazeta iraniane Vatan-e Emrooz botoi një karikaturë në faqen e parë të Macron, ku presidenti francez dukej si Djalli, në të cilën e cilësuan atë si anti-islamik ndërsa akuzuan se ‘ekstremistët francezë’ ishin parë duke djegur kopje të Kuranit.
n.d./abcnews.al