Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pohoi nga qyteti bregdetar i Vlorës se ka dërguar për ndjekje penale 25 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Gjithashtu Gjonaj bëri apel që qytetarët nuk duhet t’u japin rryfshet punonjësve të administrates për të marrë shërbimin e përcaktuar me ligj, por duhet ta denoncojnë atë.
25 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t u dërguan për ndjekje penale në prokuori, pasi akuzohen për veprën penale të korrupsionit.
Lajmin e publikoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë takime të zhvilluara në Orikum dhe dhe Vlorë.
“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”, ka deklaruar ministrja Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë ju ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin rryshfet, por të denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administratës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë.
“Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe personalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk toletohet as edhe një”, është shprehur ministrja Gjonaj.
Në fund Gjonaj shpjegoi se një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca Kombëtare antikorrupsion pranë kryeministrisë, cila ka dhënë frytet e para. /abcnews.al