Një incident serioz ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat greke, ku një anije ushtarake u përplas dhe nda më dysh prej anijeve gjigante mallrash.
Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen “Kallisto”.
Kjo e fundit është një nga katër anijet e kërkimit të minave që ka marina greke duke i shkaktuar një dëm të madh Greqisë, shkruan abcnews.al.
Lexo edhe: FOTO/ Incident i rëndë në Egje, anija ushtarake greke ndahet në gjysmë
Siç duket nga fotot, anija ushtarake është ndarë më dysh dhe sipas mediave greke ka dalë jashtë përdorimit edhe pse një vit më parë tek ajo u bënë investime për riparime të mëdha.
Nga përplasja janë plagosur dy marinarë tek anija ushtarake greke, ndërsa tek ajo tregtare nuk raportohen të tillë. /abcnews.al