Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi gjatë një klase në një shkollë fetare në Pakistan, ka thënë policia.
Zyrtarët e spitalit thonë se të vrarët në sulm, i cili ndodhi në qytetin verior të Peshawar, ishin të moshës midis 20 dhe 30 vjeç.
Dhjetëra të tjerë u plagosën, përfshirë katër nën moshën 13 vjeç. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë, ndërsa hetimi ka filluar, raporton BBC.
Qyteti i Peshawar, afër kufirit me Afganistanin, ka përjetuar disa dhuna, më e rëndë gjatë kryengritjes talebane në vitet e fundit.
Gjashtë vjet më parë, persona të armatosur mësynë një shkollë ushtarake në qytet duke lënë më shumë se 150 të vdekur, përfshirë shumë fëmijë. Sidoqoftë, numri i sulmeve është zvogëluar shumë vitet e fundit. g.v/abcnews.al