Analiza në Pressing/ “Nwabueze blerja më e mirë, Laçi pretendent”

schedule23:33 - 26 Tetor, 2020

schedule 23:33 - 26 Tetor, 2020

Laçi është një nga skuadrat që ka bërë përforcime të shumtë në merkato dhe konsiderohet një prej ekipeve pretendente për titullin kampion. Në kampin kurbinas nuk e thonë me të madhe, por vetë trajneri Armando Cungu tha pas miqësores me Tiranën se duhet të kenë marsh tjetër dhe të arrijnë diçka më shumë se vjet kur dolën në vendin e tretë.  Në emisionin Pressing u diskutua për kurbinasit dhe të ftuarit ndanë mendimet e tyre për ndjekësit e ABC News.

MARIO CENOLLI – “Blerja më e mirë e Laçit është mbajtja e Nwabueze. Sivjet i shoh kandidatë për titull. Nëse nis kampionati tani dhe do ketë ngjeshje të kalendarit, duhet një ekip i plotë sikurse e kanë ata.

ERVIN NIKOLLA – “Për Cungun ka shumë përgjegjësi. Ajo që kemi vënë re, është se ekipet që kanë dubluar pozicionet janë kandidatë. Boshti është ruajtur. Mezi presim të shohim si do jetë kampionati dhe si do i kundërvihen Tiranës, apo edhe Partizanit. Laçi tani është ngritur një shkallë më lart, ka mundësinë të sfidojë pretendentët në letër.

AGIM CANAJ – “Laçi ka eksperiencë. Duhet parë si do menaxhohet situata. Grupin e lojatareve e ka, pse të mos e tentojë diçka madhore.

ENO SKARCCO – “Boshtin e ka, zëvendësimet janë të pakta. Kushdo mungon mund të zëvendësohet pa pasur dhimbje koke. Ky është luksi i Laçit dhe presion për trajnerin Cungu.

ORGES SHEHI – “Afrimet te Laçi janë cilësore dhe pritshmëritë janë të mëdha. Ata nuk e deklarojnë objektivin, por kur sheh lojtarët që merr është përfitim dopio. Forcon ekipin dhe dobëson rivalët. Normalisht pritshmëritë janë të mëdha. Laçi ka 6 vite që shkon në kupat e Europës. Objektivi titull është çështje tjetër. Duhet ta marrin hap pas hapi, me kokën ulur. Sikur kanë bërë vitet e fundit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!