Turqia anulon stërvitjen ushtarake në Mesdhe

schedule15:36 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:36 - 26 Tetor, 2020

Turqia anulon NAVTEX-in për stërvitjen ushtarake e planifikuar në Mesdheun Lindor më 28 tetor, njoftoi Anadolu Agency. Agjencia citon burime ushtarake duke thënë se anulimi ishte një shenjë e vullnetit të mirë.

“Turqia anulon Navtex lëshuar për stërvitjet e planifikuara ushtarake në Mesdhe, si gjest i vullnetit të mirë, thonë burimet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Anadolu Agency.

Ndërkohë, sipas një raporti nga Hurriyet, Greqia dhe Turqia ranë dakord, përmes ndërmjetësimit të NATO-s, të vazhdonin me një anulim të ndërsjellë të Navtex që ata kishin lëshuar (Turqia për 28 tetor dhe Greqia për 29 ), në një gjest të vullnetit të mirë, gjë që do t’i lejojë ata të ulen në tavolinë. g.v/abcnews.al