“Gishti mund të jetë thyer, por mendja jo”, trajneri rrëfen vuajtjet e Khabib

schedule18:15 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:15 - 26 Tetor, 2020

Khabib Nurmagomedov e mbylli karrierën e tij në mënyrë perfekte, me atë fitore spektakolare ndaj luftëtarit amerikan, Justin Gaethje. Rusi arriti ta mbyllte sfidën që në raundin e dytë dhe më pas deklaroi tërheqjen e tij nga UFC.

Fitorja e tij është akoma dhe më e madhe, duke marrë parasysh gjendjen e tij fizike, të cilin e shpjegon më hollësisht trajneri i tij, Javier Mendez. “Kampi stërvitor që kemi bërë këtë herë ka qenë jo nga më të mirët përsa i përket përgatitjeve.

Akomodimi dhe mikpritja që na bënë ishte e përkryer, por fati nuk ishte me ne. Khabib kishte një infeksion, si dhe ishte i sëmurë me grykët. Ai ishte i sëmurë dhe unë isha shumë i shqetësuar. Javën e parë bëri një stërvitje të lehtë, por javën tjetër theu gishtin e këmbës”, zbulon trajneri në një intervistë për “Yahoo Sports”.

“Përpos vështirësive, ai ishte shumë i bindur në atë se çfarë kërkonte. Madje më tha se ‘gishti im mund të jetë i thyer, por mendja ime jo’.  Ishte me të vërtetë një stërvitje jo e lehtë, por dhe një duel i komplikuar, duke marrë parasysh gjendjen e Khabib”, mbyll Mendez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!