“Marshin atë që meritojnë”: Ish-gruaja reagoi publikisht, Fjolla më e dashuruar se kurrë me biznesmenin

schedule08:06 - 26 Tetor, 2020

schedule 08:06 - 26 Tetor, 2020

Pak ditë më parë, Fjolla Morina bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Sylën. Megjithëse në fillim i mohoi lajmet që qarkullonin në media se është në një lidhje romantike me Sylën, Fjolla zbuloi se i ka propozuar dhe për martesë.  Ndërkohë që kur konfirmoi romancën me biznesmenin, Fjolla nuk ka nguruar të ndajë momente dhe dedikime romantike me njeriun që i ka vjedhur zemrën.

Së fundmi, ajo ka publikuar imazhe të tjera ku shfaqet krah partnerit, ndërsa i ka dedikuar dhe disa fjalë të ëmbla.  “Vendi më i lumtur në planet është ai me ty”, ka shkruar Fjolla krahas fotove. Kujtojmë që pak ditë më parë, reagoi dhe bashkëshortja e Fisnikut, e cila ka treguar se ka qenë e martuar prej 10 vitesh dhe se tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

 

View this post on Instagram

 

Happiest place on earth is with you✨@fisnik.sylaa ?

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

“Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, mësohet të jetë shprehur ish bashkëshortja. Fjolla ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit pasi u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës. Ajo pranoi autorësinë e armëve duke thënë se i kishte harruar në çantë, ndërsa shoqërohej dhe me partnerin e saj dhe shoferin Fitim Muji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!