Bernard Berisha ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi. Sulmuesi i majtë dardan e ka nisur si titullar ndeshjen shtëpiake të Akhmat Grozny kundër UFA-s.
29-vjeçari nga Peja fitoi një penallti në minutën e 14-të, të cilën e ekzekutoi po vetë. Goditje e saktë, topi në rrjetë dhe skuadra çeçene në avantazh.
Goli i tretë në kampionat për lojtarin e Kosovës, i cili numëron edhe një asist. Ndërkohë, Odise Roshi, lojtari tjetër shqiptar i ekipit vendas, po e ndjek takimin nga stoli. /abcnews.al