Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 186 raste të reja me Covid-19 nga 1046 testime të kryera në total.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Ndërkohë dy pacientë nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me sëmundjen. Bashkë me ta shkon në 633 numri i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë që prej kësaj kohe në total numërohen 17943 raste të konfirmuara pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit 54 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 15088. Raste aktive janë 2192./mv. abcnews.al


