Rindërtimi pas tërmetit, Rama inspekton punimet në disa zona

schedule13:21 - 25 Tetor, 2020

schedule 13:21 - 25 Tetor, 2020

Në vijim të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka qenë në Shijak.

Shefi i qeverisë gjatë vizitës së tij në Shijak ka parë nga afër punën për rindërtimin dhe rikonstruksionin e pallateve të prishura nga tërmeti.

Banorët e pallateve të rikostruktuara e falenderojnë shefin e qeverisë për mbështetjen dhe punën e bërë. Një qytetare thekson se me punën bërë ai do të mbahet mend gjatë.

Qytetarja: Do të mbahesh mend për mire dhe nuk do ta harrojmë pasi pallati ka qenë shumë keq i ke dhënë dritë siç je dhe vetë. Janë rregulluar gjithë muret.

Rama: Pse kanë qenë shembur.

Qytetarja : Do e shikosh dhe ballkonin se ka qenë i shembur fare, falë jush dhe kryetari tonë u bë i mundur ndërtim i tij.

Rama: Këtë çun e keni flori,

Qytetarja: Flori flori e kemi.

Ndërkohë kryebashkiaku i Shijakut është shprehur se deri në mes të nëntorit do të mundësojë futjen brenda shtëpive në të gjithë banesat e dëmtuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!