Liverpool po luan në shtëpi kundër Sheffield United, ndeshje për llogari të javës së gjashtë në Premier League.
Takimi është zhbllokuar në minutën e 13-të, moment kur miqtë fituan një penallti falë teknologjisë VAR.
Norvegjezi Berge nuk gaboi, mposhti brazilianin Alisson Becker dhe i dhuroi avantazhin ekipit të Sheffield.
Një sfidë që ka nisur keq për kampionët në fuqi të Jurgen Klopp, por ka shumë kohë për të përmbysur disavantazhin.
Gol edhe në Paris, në takimin PSG-Dijon. Djemtë e Thomas Tuchel e kanë zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen shtëpiak.
Minuta e tretë, kros i holandezit Bekker nga e majta dhe finalizim i Moise Kean, i cili gjen golin e parë me kampionët e Francës. /abcnews.al