Lionel Messi nuk ka qenë vendimtar me gola në ndeshjet “El Clasico” kundër Real Madrid që prej vitit 2018. Sulmuesi argjentinas golin e fundit e ka shënuar në përballjen e 6 majit 2018, që u mbyll në barazim 2-2.
Pre asaj përballje kanë kaluar 900 ditë dhe Messi ka luajtur pesë nga gjashtë ndeshjet “El Clasico” që janë zhvilluar. Në total janë 440 minuta që ylli i Barcelonës nuk shënon në ndeshjen më të rëndësishme në Spanjë.
Kështu Messi do të jetë i karikuar në përballjen e sotme për të shënuar në portën e belgut Courtuis. Katalanasit synojnë vetëm fitoren në përballjen e sotme, që do të nisë prej orës 16:00. /abcnews.al