Për të ndjekur kampionit Botëror të “Rusi 2018” në qendër të kryeqytetit konkretisht në sheshin “Skëndërbej” ndodhet Fan Zona më e madhe për spordashësit e lojës magjike të futbollit. Edhe pse organizatorit kishin marrë masa, duke instaluar një ekran gjigand përsëri kushtet atmosferike nuk ia mundësuan tifozëve ta ndjekin nga sheshi kryesor i Tiranës ndeshjen e parë hapëse, atë të Rusisë me ekipin e Arabisë Saudite. Kishte edhe nga ata që sfiduan shiun për të mësuar rezultatin final të ndeshjes, që i buzëqeshi Rusisë me fitoren tenistike 5 me 0 kundër Arabisë. Ndeshjet rikthehen të premten me dy sfida të forta, Egjypt-Uruguaj në orën 14:00 dhe Marok-Iran në orën 17:00. /abcnews.al
“Fan Zone” te Sheshi Skënderbej për të parë ndeshjet e Botërorit
schedule20:23 - 14 Qershor, 2018
schedule 20:23 - 14 Qershor, 2018