Në shumë vende të Europës kanë shpërthyer protestat kundër masave kufizuese të qeverive. Ndonëse Italia po përballet me një valë të dytë të pandemisë, të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë protestuar kundër masave kufizuese të vendosura nga autoritetet.
Mediat italiane raportojnë se qytetarë të shumtë në Napoli kanë bllokuar rrugët e qytetit, të cilët me thirrjet “liri, dinjitet dhe punë” kundërshtojnë një mbyllje të dytë.
Ndërkohë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është se forcat e policisë nuk ndërhyjnë për të shpërndarë turmën por i bashkohen asaj në marshim.