Uji i pijshëm në Vlorë me orare të reduktuara

schedule14:31 - 14 Qershor, 2018

schedule 14:31 - 14 Qershor, 2018

Sapo nisën temperaturat e larta, qyteti i Vlorës ka mungesë të ujit të pijshëm. Për këtë shkak, banoret i janë drejtuar burimit të Ujit të Ftohtë, aty ku pretendojnë që përveçse shuajnë etjen marrin dhe ujë cilësor.

Për vlonjatët, ditët me ujë të bollshëm po mbarojnë. Thatësira ka mbërritur dhe rubinetet pikojnë. Ishte premtuar që në sezon furnizimi me ujë të pijshëm do të ishte i mjaftueshëm. Por këta njerëz me bidona tregojnë të kundertën.

Jo vetëm për të pirë, por edhe ujë të pastër. Kështu, banorët e Vlorës kanë besuar me kohë. Ky burim konsiderohet prej tyre një farë shpëtimi qoftë për të shuar etjen, por edhe për t’u ndjerë të sigurtë në cilësinë e ujit.

Vlora renditet ndër bashkitë që pret shumë turistë në sezonin veror. Uji i pijshëm nga ta duket se sigurohet vetëm nepër lokale apo supermarkete. Çdo gjë e blerë shtrenjtë për ato ditë pushimi në rivieren e jugut. Me raste, pushuesit kanë mësuar nga vendasit të zënë dhe ata radhë tek burimi në zonën e Ujit të Ftohtë./abcnews.al