Sergio Conceicao, trajneri i Porto, nuk ka shpërthyer vetëm ndaj arbitrave pas ndeshjes që skuadra e tij humbi me Manchester City në Champions League. Portugezi ka folur edhe për trajnerin Pep Guardiola dhe “thumbimet” për të kanë qenë të shumta.
“Kam shumë për të mësuar nga Pep Guardiola, për mënyrën se si u bën presion gjyqtarëve dhe për mënyrën se si u flet lojtarëve kundërshtarëve. Ai është një shembull fantastik për t’u ndjekur”, tha mes të tjerash Conceicao.
Ai nuk u ndal me kaq, teksa më pas ka shtuar: “Pep foli për vendin tonë duke përdorur fjalë të shëmtuara dhe do t’i përgjigjesha. Sjellja e Guardiolës ishte jashtëzakonisht e pakëndshme”. /abcnews.al