Mjeku shqiptar në Itali: Grumbullimet e të rinjve ka sjellë shpërthime të reja të COVID-19

schedule08:33 - 23 Tetor, 2020

schedule 08:33 - 23 Tetor, 2020

Mjeku urolog në Itali, Julian Balla në lidhje “Skype” me “Abc-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit dhe shpërthimin e rasteve të reja në Itali.

Balla bëri me dije mungesa e një vaksinë për virusin ka sjellë edhe marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së tij.

Mjeku urolog tha se pavarësisht shpërthimit të rasteve të reja me koronavirusi, përqindja e shërimit të pacientëve vijon të rritet dita-ditës.

“Po bëhen disa studime epidemiologjie që mund të tregojnë se janë të rinjtë ata që kanë bërë të ketë një shpërthim të valës epidemike në Itali dhe kjo është një nga arsyet që është vendosur ora policore.

Ndërsa një tjetër studim që pritet që të dalë me konkluzione të rëndësishme për maskat që tregon ndikimin pozitiv të tyre edhe në ambiente të hapura”, tha mjeku urolog.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!