Enkel Demi: Në qoftë se doni të shëroheni nga koronavirusi, shkoni te Rilindja

schedule07:26 - 23 Tetor, 2020

schedule 07:26 - 23 Tetor, 2020

Mëngjesi i sotëm në ‘ABC e Mëngjesit’ ka nisur me batuta nga më të ndryshmet mes gazetarëve.

Fillimisht është diskutuar për makinën e ministrit Sandër Lleshaj, më pas për masat anti-Covid deri te tubimet e zhvilluara ditët e fundit në vendin tonë.

Në një moment për këto të fundit, Enkel Demi ka thënë plot ironi: “Në qoftë se doni të shëroheni nga koronavirusi, shkoni te Rilindja dhe shëroheni. Le të shohim se si kjo polici profesioniste punon nën udheheqjen e 110 mijë euro makina”.

Më tej është përmendur edhe intervista e dhënë mbrëmjen e djeshme në ABC News nga deputetja Rudina Hajdari dhe gafat e saj në të folur.

“Dje unë kam mbajtur shënime se Rudina u shfaq në ABC dhe ka folur shumë bukur. Nuk mbaj mend asgjë. Ka fol shumë bukur, frymëzuese”, vazhdoi Keli me ironi. l.k/abcnews.al