Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i vijë fundi kur njerëzit me pushtet i shpëtojnë ndëshkueshmërisë. Gjatë një interviste në Opinion, Kim foli për “Peshqit e Mëdhenj”, duke deklaruar se shprehjet përdoren si shpërqendrim, ndërsa shume shpejt do të flitet me fakte.
“Ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit”, u shpreh Kim.
Kim u shpreh se në muajt e fundit ka pasur aktpadi të nivelit të lartë në SPAK dhe tashmë do fillojnë të shohim rezultate. Lidhur me Prokurorinë Anti-Korrupsion, Kim u shpreh se beson te ky organ i drejtësisë pasi taksapaguesit amerikanë kanë inverstuar sasi të mëdha kontributesh që ai të funksionojë. Ajo dha edhe një mesazh duke u shprehur që personat që janë në sitën e SPAK duan që Reforma në Drejtësi të dështojë.
“Do të thotë që në muajt e fundit, kemi pare SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.
Unë besoj tek SPAK. Taksapaguesit amerikanë besojnë tek SPAK. Kemi investuar sasi të stërmëdha kontributesh për t’u siguruar që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë. Ka njerëz që do të jenë gjithmonë pesimistë për këtë projekt. Pesimizmi është i lehtë, por unë shoh faktet dhe ajo që shoh është që kemi gjëra – si Byroja Kombëtare e Hetimit – e cila nuk ekzistonte dhe tani ekziston. Pati një përpjekje për të mos e lejuar Drejtoreshën të merrte rolin e saj.
E kapërcyem këtë. Kishim pak njerëz që aplikuan për vendet e hetuesve; në fakt, në fund, aplikuan më shumë se 600 persona për 60 vende. Ndaj, ka përparim. Këta njerëz tani po testohen. Dua që njerëzit të mos heqin dorë nga shpresa. Ata që duan që reforma në drejtësi të dështojë duan që të hiqni dorë. Duan që të besoni se asgjë nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë ndonjëherë. Është false, është propagandë. Shihni faktet“, tha Kim./mv. abcnews.al