Deputetja ruse Tamara Pletnyova u ka bërë thirrje grave që të mos bëjnë seks me tifozët që do të shkojnë në Rusi për të ndjekur Kampionatin Botëror.
Komunistja 70-vjeçare thotë se shpreson që gratë ruse të mos kryejnë marrëdhënie me tifozët e huaj, përndryshe do të mbeten shtatzënë dhe do të rrisin të vetme fëmijët.
Pletnyova pohoi se ka marrë shkas nga ngjarja e vitit 1980, kur disa gra ruse mbetën shtatzënë me tifozët e huaj që kishin shkuar në Olimpiadën e Moskës.
“Ne duhet të lindim fëmijët tanë. Fëmijët që janë racë e përzier kanë më shumë gjasa të rriten me një prind”, thotë deputetja ruse.
Tamara Pletnyova u kërkoi grave që të martohen me qytetarë rusë dhe jo me shtetas të huaj. /tvklan.al