26 kg kokainë e 75 mijë euro në valixhe, kapen dhe arrestohen dy shqiptarët në Itali

schedule12:37 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 22 Tetor, 2020

Të paktën 26.5 kg kokainë mjaft e pastër dhe 75 mijë euro cash të sekuestruara.

Ky është bilanci i operacionit të kryer nga Policia italiane e Romës e cila ka çuar në arrestimin e 2 shqiptarëve D,F 23 vjeç  dhe A.S., të cilët kishin dhe nënshtetësi italiane. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një italian me inicialet C.P., 29 vjeç.

Baza operative e trafikut të kokainës ishte në një bar përballë sheshit Shën Pietro në Vatikan. Ndërsa, kokaina ishte fshehur në një valixhe dhe e konfeksionuar në 24 pako nga 1 kg e 6 pako të tjera nga 500 gramë.

Kurse, në banesë janë sekuestruar dhe dokumente të falsifikuara, makineri që numëron paratë, si dhe presë mekanike e instrumente të tjera për konfeksionimin e dozave të drogës.

Sipas autoriteteve policore kokaina e sekuestruar kap një vlerë prej 3 milion eurosh. Operacioni nisi rastësisht pas një kontrolli rrugor ndërsa shqiptarit D.S., u gjetën 40 mijë euro cash të pajustifikuara.

Menjëherë pas këtij fakti u aktivizua reparti operativ që çoi në gjetjen e vendit ku jetonte shqiptari e ku u gjet sasia e drogës si dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Tre narko-trafikantët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!